1.75%, bie norma e interesit në lekë, kursimet me pak fitim

1.75%, bie norma e interesit në lekë, kursimet me pak fitim

81
0
Shares

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot uljen edhe me 0.25 % normën bazë të interesit në lekë. Ky është edhe minimumi historik i normës së interesit. Vendimi Këshillit Mbikqyrës erdhi pasi mori në shqyrtim Raportin Tremujor të Politikës Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës vendosi për uljen e interesave. Pas kësaj lëvizjeje, norma bazë e interesit zbret nga niveli 2.00% në nivelin 1.75%.

Ulja e interesave bëhet me qëllim për të inkurajuar kredinë, investimet dhe shpenzimet përkundrejt prirjes për të kursyer.

Bankat e nivelit të dytë në vend prej disa vitesh janë në krizën e dhënies së kredive për shkak të kredive të këqija, uljes së kërkesës si dhe shtimit të garancive për kredi.

Kjo është hera e 12 që ndodh ulja e normës bazë të interesit që prej vitit 2011 kur edhe kriza ekonomike në Shqipëri dha shenjat e para.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY