Valentina Leskaj, debat me serbët në Këshillin e Europës

Valentina Leskaj, debat me serbët në Këshillin e Europës

174
0
Shares

N/Kryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht Z/Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, znj. Valentina Leskaj kërkoi sot anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës ndërsa u përfshi në një debat me një deputete serbe fill pas leximit të raportit të KIE për Kosovën.

“Çfarë dëgjova këtu nga kolegia serbe më vë përpara pyetjes se gjuha e përdorur në Këshillin e Evropës nëse kontribuon për paqen dhe stabilitetin, për dialogun, zgjidhjen apo për konfliktin.

Unë vij nga një vend ku lojtarët e futbollit të ekipit serb deklaruan se u ndjenë shumë mirë në Shqipëri dhe ndërkohë të njëjtën gjë deklaruan studentët serbë të cilët ndenjën në familjet shqiptare. Unë besoj që nuk duhet të përdorim këto modele për rajonin tonë që sjellin erën e bashkëpunimit, komunikimit, por është e vështirë të kuptoj gjuhën që u përdor këtu”, tha Leskaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY