Krijohet një institucion i ri, Qeveria, vendim për Inspektoriatin e Territorit

Krijohet një institucion i ri, Qeveria, vendim për Inspektoriatin e Territorit

127
0
Shares

Me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave vendosi sot organizimin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Sipas vendimit të qeverisë është IKMT, është institucion qendror, buxhetor, person juridik, publik, në varësi të ministrit përgjegjës për ruajtjen dhe sigurinë e territorit e të ndërtimeve me seli në Tiranë.

Misioni i këtij inspektorati është kontrolli, mbrojtja e territorit dhe e mjedisit nga ndërtimet e zhvillimet e kundërligjshme apo në shkelje të kushteve të lejeve, duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm e të sigurt në fushën e zhvillimit, planifikimit, mbrojtjes së territorit, disiplinimit të punimeve në ndërtim, produkteve të ndërtimit, si dhe në fushën e menaxhimit të integruar të burimeve ujore.

IKMT-ja organizohet në dy nivele: në nivelin qendror dhe atë rajonal nëpërmjet këtyre degëve:
a) Dega e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Tiranë;
b) Dega e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Durrës;
c) Dega e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Korçë;
ç) Dega e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Vlorë;
d) Dega e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Sarandë;
dh) Dega e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Lushnjë;
e) Dega e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Kukës;
ë) Dega e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Shkodër.

IKMT-ja drejtohet nga kryeinspektori, i cili emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e ministrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY