Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Analisti amerikan: Ka një irritim në Shqipëri ndaj zyrtarëve të lartë

04/11/2015
Analisti amerikan: Ka një irritim në Shqipëri ndaj zyrtarëve të lartë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Analisti me përvojë i politikës së Shqipërisë, Robert Hand ndërsa komentoi në një intervistë me Keida Kostrecin reagimin e qytetarëve shqiptare ndaj intervistës së Ilir Metës te Zeri i Amerikës tha se gjithmonë do të ketë probleme nëse zyrtarët e lartë mendojnë se kanë imunitet dhe nuk u duhet të japin llogari kur arrijnë në nivele të larta.

Zëri i Amerikës: Zoti Hand, intervista e Zërit të Amerikës me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, u përhap me shpejtësi dhe duket se ka prekur një nerv të publikut në Shqipëri. Duke e parë situatën prej këtu, pse mendoni se ndodhi kështu?

Bob Hand: Mendoj se i trazoi njerëzit në Shqipëri pasi mendoj se ka një irritim të përgjithshëm në vend ndaj zyrtarëve të lartë që duken të imunizuar nga llogaridhënia për praktika korrupsioni, si dhe për faktin që po bëjnë një stil jete komod kur ndërkohë gjërat për qytetarin e mesëm shqiptar nuk janë aspak të lehta për shkak të kushteve ekonomike etj. Ndoshta reflekton irritimin që ekziston në Shqipëri për përparimin e mjaftueshëm në jetën e qytetarëve të zakonshëm.

Zëri i Amerikës: Dhe nëse do të flisnit për mënyrën e përjetimit në Uashington të këtyre lloj çështjeve, si do ta përshkruanit në vija të përgjithshme situatën?

Robert Hand: Është një ndjesi pjesë e së cilës janë dhe amerikanët. Ambasada jonë, ambasadori Lu, si dhe BE dhe përfaqësuesja e saj kanë folur për mënyrat se si të mposhtet korrupsioni edhe në Shqipëri; se njerëz me rekorde kriminale nuk duhet t’i fshehin ato dhe rrjedhimisht të ngjisin shkallët e sistemit sikur çdo gjë të jetë në rregull; se populli shqiptar meriton më shumë se kaq. Në këto momente, ka shumë ndjesi solidariteti për dëshirën e popullit shqiptar që të ketë një qeveri më të përgjegjshme, më të efektshme, dhe për progres të vërtetë.

Zëri i Amerikës: Duket se zhgënjimi dhe mungesa e shpresës po i largon njerëzit nga Shqipëria, dhe ka patur një valë njerëzish që i largohen Shqipërisë. Çfarë hapash mund të ndërmerren që të mos ndodhë kjo gjë?

Robert Hand: Është një pyetje vërtet e vështirë për t’iu përgjigjur pasi që në vitin 2008 kur ekonomia globale filloi rënien, dhe me të gjitha problemet brenda BE-së tashmë, është shumë e lehtë të ketë irritim për kushtet e përgjithshme. Kur i shton kësaj edhe ato çka folëm më lart, pra irritimi i vetë të qenurit në Shqipëri dhe mungesa e të vënit re të ndonjë progresi të mjaftueshëm. Mundem t’i mirëkuptoj ndjenjat e popullit atje. Lëvizja përpara me paketat e reformave, gjyqësore dhe më tej, mundet të ndihmojë. Sigurisht, në sferën ekonomike duhet të bëjnë gjëra për të dhënë më shumë mundësi ekonomike, stimuj për njerëzit që të duan të qëndrojnë dhe të përpiqen të kenë një jetë të mirë në Shqipëri. Këtu mundet të luajë një rol edhe komuniteti ndërkombëtar. Një pjesë ndoshta është edhe shqetësimit se ka lodhje nga zgjerimi në BE, madje edhe frikë se mund të ndalojë krejtësisht dhe se nuk do të ketë të ardhme në BE. Mendoj se BE-ja duhet të dërgojë një mesazh më të fortë, se do të ketë përgjigje ndaj progresit, dhe se do të jetë dobiprurëse për këto vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.