Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot 7 prokurorë nga një listë prej 9 të tillë që ishin propozuar nga Prokurori i Përgjithshëm tri ditë më parë.
Emrat e dekretuar:
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, propozon te Presidenti Bujar Nishani dekretimin e nëntë prokurorëve të rinj. Emrat e dërguar te Presidenti mësohet se janë: Emror Kasaj, Elidon Hysenaj, Mirela Kapo, Alma Bramo, Urim Buci, Jonad Bara, Gëzim Çopa dhe Bledar Valiko, Erjon Shqarri.
Dy emrat që nuk u përfshinë në këtë dekret të Presidentit janë Jonad Bara dhe Bledar Valiko. Ky i fundit është bashkëshorti i ministres Ermonela Felaj dhe ishte propozuar për në Kukës, vend i cili ende është bosh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/