Reagon Policia: Zjarr ka rënë por asnjë sallë dhe laborator nuk është...

Reagon Policia: Zjarr ka rënë por asnjë sallë dhe laborator nuk është prekur

59
0
Shares

Pas denoncimit të kreut të PD-së, ka reaguar Polica e Shtetit, lidhur me zjarrin në laboratorin Shkencor të Policisë. Sipas reagimit të Policisë, pranohet që zjarr ka rënë, por se asnjë sallë apo edhe asnjë prej laboratorëve nuk është prekur.
“Rreth orës 02.15  në një nga shesh pushimet në katin e dytë të godinës së laboratorit kriminalistik, njëri prej neoneve të ndriçimit ka bërë masë elektrike ku për pasojë janë djegur telat që furnizojnë ndriçimin e shesh pushimit.
Asnjë nga laboratorët nuk është dëmtuar nga zjarri .
Dhe përveç djegies së neonit dhe telave që furnizojnë me energji nenonin në shesh pushim nuk ka asnjë dëmtim tjetër.
Asnjë prej sallave të laboratorit nuk është prekur nga zjarri”, thuhet në reagimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY