EMRAT/ Berat, procedim 5 punonjësve të ZVRPP. Regjistronin pasuri në kundërshtim me...

EMRAT/ Berat, procedim 5 punonjësve të ZVRPP. Regjistronin pasuri në kundërshtim me ligjin

77
0
Shares

Proçedohen penalisht 5 punonjës të Z.V.R.P.P në Berat, ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke regjistruar pasuri në kundërshtime me ligjin. Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, filloi procedimin në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

1. A.M, 51 vjeç, banues në Berat, me detyrë ish Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat.

2. Sh.D, 54 vjeçe, banuese në Berat, me detyrë hartografe në Z.V.R.P.P Berat.

3. R.A, 46 vjeç, banues në Berat, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë në Z.V.R.P.P Berat.

4. Z.C, 29 vjeçe, banuese në Berat, me detyrë ish Specialiste në Z.V.R.P.P Berat.

5. M.Sh, 28 vjeçe, banuese në Berat, me detyrë ish juriste në Z.V.R.P.P Berat.

Në vitin 2012 këta shtetas kanë regjistruar në kundërshtim me ligjin, 100 ha pyll në fshatin Velçan, në emër të shtetasit R.Xh, si dhe sipërfaqen prej 94 ha pyll, në emër të shtetasve B.L, Rr.L, H.B dhe K.B. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY