Mark Frroku në Gjykatën e Lartë, kërkon pagën si deputet dhe kthimin...

Mark Frroku në Gjykatën e Lartë, kërkon pagën si deputet dhe kthimin në Kuvend

71
0
Shares

Seanca e sotme në Gjykatën e Lartë, pas kërkesës së deputetit Mark Frroku, për lejimin e pjesëmarrjes së tij ën seancat plenare, është shtyrë për të hënën në orën 12.00. përveç kësaj, avokati i tij Saimir Vishaj, ka bërë të ditur në përfundim të seancës së sotme, kërkesën adresuar Kuvendit, për zhbllokimin e pagës së deputetit, të ndërprerë që prej muajit mars.
Në kërkesën për pjesëmarrjen në seancat plenare, avokati solli si shembull ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili megjithëse nën hetim, merrte pjesë në parlament. Po ashtu, ai përmendi shembullin hipotetik të një studenti, i cili nën masën e sigurisë “arrest në burg” ditën e provimit të mundshëm, lejohet të marrë pjesë, nën shoqërimin e policisë.
Lidhur me këto kërkesa dhe argumente, Gjykata vlerësoi se rasti është kompleks, dhe se do të shprehet të hënën.
Vetë deputeti u shpreh besim plotë për lejimin e pjesëmarrjes në seancat plenare.
“Kam vesim se do të më lejojnë të marrë pjesë në Kuvend. Mandatin ma kanë dhënë zgjedhësit, ai është i ligjshëm dhe i drejtë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY