Goditet banda e shqiptarëve që trafikonin refugjatë drejtë Britanisë, 8 të arrestuar

Goditet banda e shqiptarëve që trafikonin refugjatë drejtë Britanisë, 8 të arrestuar

82
0
Shares

Pesë shtetas shqiptar, një francezë dhe dy shtetas vietnamez janë vënë në pranga në Francë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar emigrantët nga tuneliChannel për në Britani të Madhe përmes një barke të vogël. Ata janë arrestuar në afërsi të Dunkirk.
Peshkatari, i cili thuhet se është 20 vjeç, u arrestua të hënën së bashku me 7kolegët e tij,sipas një burimi gjyqësor në qytetin verior të Lille.
Të tetë janë duke u mbajtur në Coquelles, jashtë Calais, dhe ndaj tyre mund të ngrihenakuzapër ndihmë ndajemigracionit të paligjshëm si pjesë e një bande të organizuar, duke rrezikuarmenjë dënim maksimal me dhjetë vjet burg.
Policia kufitare dyshon se të arrestuarit janë pjesë e një “rrjeti të madhtrafiku”, drejtuar nga shqiptarët.
Peshkatari kishte trafikuar emigrantët në Britani të Madhe “jashtë kohës së tij të punës”, për disa muaj në një barkë dhjetë vendëshe që thuhet se ka transportuar deri në 20 emigrantë përnjëherë.
Peshkatari akuzohet se ka marrërreth 1,000 € (£ 700) për çdo udhëtar, thanjë burim i për gazetën rajonale “La Voix du Nord”.
Peshkatari ishte pas “kapur në flagrancë, në breg”, sipas një burimi të policisë.Gjashtëmbëdhjetë xhaketa shpëtimi janë gjetur në bord, dhe një “shumë e madhe parash” u kap në momentin e arrestimit, tha burimi.

bandaaaaa

Lajmi i publikuar nga The Telegraph

Bernard Cazeneuve, ministër i brendshëm francez, ka konfirmuar arrestimin, por tha se ishte tepër herët për të diskutuar për detajet.

“Ne kemi shkatërruar një numër shumë të madh të rrjeteve të trafikantëve që nga fillimi i vitit,” tha ai.

“Në Francë, janë rreth 200 rrjete që përfaqësojnë 3.000 individë, dhe në rajonin e Calais janërreth 30 rrjete, që përfaqësojnë 700 individë,” vijoi ai, duke shtuar se ata duhet të “ndëshkohen rëndë”.

Autoritetet franceze kohët e fundit zbuluan se njerëzit e papunë në disa pjesë të Francës veriore janë gjithnjë e më shumë duke u tunduar në transportin ilegal të emigrantëve në makinat e tyre për 2,000 € për person.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY