BATUTAT/ Berisha: Ju jetoni ende në kohën time, nuk mund të jetoni...

BATUTAT/ Berisha: Ju jetoni ende në kohën time, nuk mund të jetoni kurrë kohën tuaj

68
0
Shares

“Kafshata e gojës së shqiptarëve u jepet freshistëve për studime ndaj terroristit Antoni Gramshi”.
Në diskutimin e tij për projektligjin e shoqërisë civile, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi abuzimet me fondet e qeverisë për shoqërinë civile.
Duke u ndaluar te asfiksimi i shoqërisë civile, Berisha përmendi si rast flagrant mosreagimin e saj ndaj rastit më të fundit, dhunimi i studentëve.
“Rasti flagrant është te shkencat sociale. Kampuset dhe universitete kanë një garanci për të mos hyrë policia në këto ambiente. Por, rojet e Edi Ramës pështynë studentët, pse ata nuk po protestonin për vete por për gjithë moshatarët dhe fëmijët shqiptarë. Të gjendet personi përgjegjës dhe të largohet nga shërbimi i gardës. Kryeministri mos të shkelë në universitete, përveçse me një truprojë, në ia mban, në se nuk ia mban, të mos shkojë”, u shpreh Berisha.
Më tej ish-kryeministri denoncoi me shifra edhe abuzimet me tenderat si edhe me kontrabandën, nga njerëz të lidhur me pushtetin.
Pas fjalimit të Berishës ka pasur disa batuta, ndërsa deputeti Erion Braçe ka dalë në podiumin e Kuvendit.
Dalja e Braçes ka nxitur batutat, ku u përfshinë veç tij edhe Gramoz Ruçi.
“Ju jetoni ende në kohën time, nuk mund të jetoni kurrë kohën tuaj. Kreu i qeverisë del këtu e thotë ‘kryeministri’, duke mu drejtuar mua dhe pasi e përsërit tre herë, kujtohet dhe më drejtohet ‘ish-kryeministri’. Edhe ky (Erion Braçe) del këtu e më përgjigjet mua, sikur jam kryeministër. Gjithsesi mund të vazhdoni të jetoni në kohën time”, e mbylli batutën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

Batutat në Kuvend


Sali Berisha: “Ju jetoni ende në kohën time, nuk mund të jetoni kurrë kohën tuaj. Kreu i qeverisë del këtu e thotë ‘kryeministri’, duke mu drejtuar mua dhe pasi e përsërit tre herë, kujtohet dhe më drejtohet ‘ish-kryeministri’. Edhe ky (Erion Braçe) del këtu e më përgjigjet mua, sikur jam kryeministër. Gjithsesi mund të vazhdoni të jetoni në kohën time”, e mbylli batutën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.
Gramoz Ruçi: “Po jeton në parajsën e humbur”.
Erion Braçe: “Nuk e kam me ju, e kam me qeverinë këtu mbrapa …”.
Sali Berisha: Ndjehem i nderuar xheneroz, komfortabël, kur ju shoh që nga i pari deri te i fundit ndër jush, që jetoni në kohën time. Ky nuk është faji juaj. Unë fola për tendera ‘sekret” për tenderat prapanicave të ministrave. Prisja reagime të tjera, jo të tilla… Fola për superndrikullën Nushi…, fola për emërimet në tatime, arsim e kudo…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY