Sali Berisha përgjigjet për rastin Remzi Hoxha: Dosjen e tij e zhduku...

Sali Berisha përgjigjet për rastin Remzi Hoxha: Dosjen e tij e zhduku Fatos Klosi

127
0
Shares

Pas rikthimit të akuzave për rastin e zhdukjes së Remzi Hoxhës, ish-kryeministri ka reaguar nga salla e Kuvendi, duke mohuar që të ketë pasur dijeni për këtë zhdukje. Sipas tij, Fatos Klosi dhe Arben Rakipi, kanë pasur mundësi të hetonin dhe nuk e bënë për këtë rast, shtoi më tej Berisha.
“Ndjej keqardhje për çdo të zhdukur. Për Remzi Hoxhën kam dëgjuar dhe më ka folur për herë të parë Adem Demaçi. Ndërkohë, tërë këto vite është thënë se ai ishte organizator i atentatit ndaj Gligorivit, nuk u provua, u tha për atentat ndaj meje, nuk u provua, u tha se unë u takova me Gligorovin dhe Millosheviçin, nuk u provua. Unë dola në opozitë dhe shërbimin sekret e mori një agjent i dy shërbimeve sekrete të huaja, Fatos Klosi, i cili gjënë e parë që bëri, zhduku dosjen e tij. Si ka mundësi që Fatos Klosi nuk hetoi për këtë zhdukje. Si ka mundësi që kryeprokurori Arben Rakipi, i cili nxori shishen e ‘Pepsi Cola’-s si armë kimike të Sali Berishës ndaj protestuesve, nuk hetoi. Qeveria ime ka pasur ‘zero’ informacion. Nuk ka asnjë informacion për zhdukjen e tij. Vazhdoni, se kam kënaqësi kur jetoni në kohën time”, përfundoi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY