DOKUMENTI/ Nadir Causholli i Omega Pharma fiton tendera edhe nga burgu

DOKUMENTI/ Nadir Causholli i Omega Pharma fiton tendera edhe nga burgu

517
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha duke folur nga salla e seancave plenare tha se Ministria e Shëndetësisë, 3 ditë pas arrestimeve të bujshme për skemë mashtrimi me ilaçet i ka dhënë tender kompanisë “Omega Pharma”. Tenderi ka të bëjë me blerje ilaçesh dhe është shpallur më 2 Nëntor.
Ndërkohë zbulohen dokumente që tregojnë tenderat që ka marrë së fundi Nadir Causholli, i cili akuzohet për skemë mashtrimi dhe ndodhet ne arrest me burg.
omega-pharma-tenderi_0“Buletini i prokurimeve publike” nr. 43 datë 2 nëntor 2015, Ministria e Shëndetësisë njoftoi kompaninë “Omega Pharma group shpk” me NIPT L01529009P, për tenderin me Nr. Ref: 396/ 14.09.2015, me objekt “Blerje barna për nevoja spitalore shtesë, deri në fund të vitit 2015, me fond limit në total: 41 milion 380 mijë e 291 lekë të reja pa TVSH, paguar me fonde nga buxheti i shtetit 2015/shpenzime. Po kështu “Omega Pharma Group shpk” me Nipt L0129009P, adresa: Tiranë, Kashar, “Kthesa e Kamzës”, përballë “Casa Italia” se është shpallur fituese edhe për ofertën e paraqitur në “Lotin 8”, me vlerë në total 685 mijë e 790 lekë pa TVSH”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY