Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Athinë, ku një 35-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë me dy plumba. Krimi ka ndodhur në Menedhi të kryeqytetit grek.
Mediat greke raportojnë se dy persona që lëvizin me motor kanë qëlluar për vdekje shqiptarin, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ndër të tjera thuhet se i riu ishte në makinën e tij në momentin kur u plagos rëndë, ndërsa ndërroi jetë në spital pas plagëve që kishte marrë në kraharor.
Po ashtu, raportohet se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh. Ndërkohë policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/