Zjarri te Laboratori Shkencor i Policisë, digjen 200 kilogramë kanabis

Zjarri te Laboratori Shkencor i Policisë, digjen 200 kilogramë kanabis

67
0
Shares

Rreth 200 kilogramë kanabis sativa u dogjën nga zjarri që ra në  Laboratorin Shkencor të Policisë. Lënda ndodhej në korridorin e Laboratorit të Policisë Shkencore, e cila ndodhet në ambientet e Gardës pasi Ministria e Brendshme po rikonstruktohet. Sasia e drogës ndodhej në këtë laborator si provë materiale.
Policia e Shtetit, në njoftimet e saj për median, ka mohuar faktin se nga zjarri pati dëme materiale brenda laboratorit të kriminalistikes.
Në laboratorin kriminalistik analizohen të gjitha provat, si armë, shenja gishtash e të tjera, që oficerët e policisë gjyqësore sekuestrojnë në një vendngjarje.
Menjëherë pasi u konstatua vatra e zjarrit, mësohet se në vendngjarje shkuan shërbimi zjarrfikës, të cilët ndërhynë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Për këtë ngjarje, u ngrit një grup hetimor nën drejtimit e Prokurorit, me përbërje të ekspertëve të fushës, si: ekspertë të OSHEE-së, të shërbimit zjarrfikës, oficerë të Policisë gjyqësore të Komisariatit nr. 2, si edhe specialistë të Hetimit të Krimit të SHÇBA-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY