Skandali i barnave, nis verifikimi i pasurive të personave të arrestuar

Skandali i barnave, nis verifikimi i pasurive të personave të arrestuar

74
0
Shares

Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet lidhur me skandalin e rimbursimit të barnave. Në sitën e Prokurorisë do të kalojnë dhe veprimet e punonjësve të Fondi Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, në Tiranë. Hetuesit kanë dyshime se kontrollet mbi kompaninë farmaceutike “Omega Pharma” nuk janë kryer siç parashikohen në ligj. Pikërisht mbi veprimet e tyre Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori një kallëzim, ku kërkon hetim mbi punonjësit e Fondit, që kanë pasur detyrë të kontrollojnë hyrje-daljet e ilaçeve nga depo e “Omega Pharma”.
Dyshohet se këtë persona kanë shpërdoruar detyrën dhe hetimi i tyre i është bashkangjitur dosjes voluminoze, e cila është në dorën e prokurores Daniela Sulaj. Gjatë auditit të kryer rezulton se zyrtarë të Fondit nuk kanë kryer kontrolle në magazinat e “Omega Phama” në Kashar, me argumentin se kishte prishur kontratën me Fondin.
Ndërkohë pas ndalimit të 13 personave të shtunën, Prokuroria ka nisur një verifikim se ku kanë shkuar 2.2 milionë eurot e zhdukura nga Fondi. Grupi hetimor i ka nisur një shkresë bankave të nivelit të dytë për të identifikuar të gjitha llogaritë e personave të përfshirë deri tani në këtë skandal. Do të shikohet nëse këta persona e justifikojnë shumën e parave që kanë me të ardhurat e deklaruara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY