Nishani shkarkon dy drejtuesit e grupit të Sigurimit

Nishani shkarkon dy drejtuesit e grupit të Sigurimit

380
0
Shares

Dy zyrtarë të grupit të sigurimit të Presidentit janë shkarkuar dje nga detyra pas një sherri që ka ndodhur mes tyre. Presidenti Bujar Nishani ka shkarkuar nga detyra komandantin e grupit të Sigurimit Krenar Ahmetaj dhe zv.komandantin Hazbi Pëllumbi, shkruan Panorama Online.

Sipas saj, vendimi i kreut të shtetit ka ardhur pasi dy pjesëtarët më të lartë të grupit të sigurimit të kreut të shtetit kanë pasur probleme komunikimi me njeri tjetrin.

Këto burime bëjnë të ditur gjithashtu se vendimi i Presidentit ka ardhur vetëm për këtë arsye, duke hedhur poshtë spekulimet se njëri prej tyre mund të jetë përfshirë në çështjen e përgjimit të tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë në mëngjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY