Dritan Zagani: Gjeneralë italianë përfituan nga trafiku i drogës

Dritan Zagani: Gjeneralë italianë përfituan nga trafiku i drogës

47
0
Shares

“Gjenerali F.L italian ka përfituar duke marrë 30 mijë metra katrorë, vetëm nga trafiku i drogës. Droga i është dhuruar nga një trafikant droge”, ka deklaruar sonte në një intervistë video që Dritan Zagani ia ka dhënë gazetari Basir Çollaku dhe po transmetohet nga Opinion i Blendi Fevziut. Zagani përmend me emer biznesmenë që kanë 20 kg drogë në banesë dhe kanë 3 milion euro cash. Po kështu Zagani thotë se janë të implikuar edhe oficerë të lartë italianë. Sipas Collakut kjo videointervistë është një material që sjell telashe. “Cdo moment i ndarë është një akuzë më vete. Une do thoja që problemi është me i thëlle se më parë. Ka më shumë emra dhe fakte”, ka thënë ai.

Gazetari Basir Collaku i pyetur nga gazetari Fevziu se kush garanton që deklaratat e Zaganit qëndrojnë u shpreh se: “Një nga garancitë është lista me 11 pilotë, njëri italian, që janë rezidentë në Itali, të cilët ishin në investigim për lidhjet e tyre me trafikun e drogës. Këtë listë ia kanë sjellë Drejtorisë së Policisë Fier, dhe po shikonte se cilat ishin lidhjet dhe 10 ditë pas ardhjes së listës Zagani u arrestua”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY