Mashtrimi, humb 1200 euro në kazino, lë peng “Benz”-in e marrë me...

Mashtrimi, humb 1200 euro në kazino, lë peng “Benz”-in e marrë me qira

140
0
Shares

Shpallet në kërkim, ndërsa fillon procedimi penal për një 27-vjeçar, i cili pasi ka humbur një shumë të konsiderueshme eurosh në një kazino në Lezhë, ka mashtruar pronarin duke lënë peng një automjet “Benz”, të cilin e kishte marrë me qira. Nën premtimin se do të sillte eurot, për të rimarrë automjetin, i riu nuk është kthyer më.
Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës saktësuan se specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, një ditë më parë kanë filluar procedimin penal, dhe shpallur në kërkim duke punuar për kapjen e 27-vjecarit Arsild Gjetani, banues  në  Fushë Milot, Kurbin. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ky person është shpallur në kërkim, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. 39 vjeç, banues në Krujë. Para disa ditësh, Arsid Gjetani ka luajtur në kazino ku ka humbur 1200 euro dhe në këmbim për tu larguar ka lënë automjetin “Benz” dhe ka mashtruar se do të vijë e sjellë paratë e marrë mjetin por nuk ka shkuar më.  Mësohet se ka rezultuar se këtë mjet shtetasi Arsild Gjetani e kishte marrë me qira në datën 30 tetor 2015.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale e dyshuar në ngarkim të shtetasit Arsild Gjetani  “Mashtrimi”,  parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY