Gramsh, mbyti gruan me litar, prokuroria kërkon burg përjetë

Gramsh, mbyti gruan me litar, prokuroria kërkon burg përjetë

118
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Agron Llapushi, i cili akuzohet se ka vrarë duke e mbytur me duar dhe litar, bashkëshorten e tij, Alketa Llapushi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datën 01.04.2015 në fshatin Çekin, në komunën Pishaj të Gramshit.

I pandehuri është dorëzuar pak kohë pas vrasjes dhe ka pranuar se e ka vrarë bashkëshorten e tij, pas një konflikti bashkëshortor nisur ndërmjet tyre, gjatë kohës që ishin duke punuar në arën familjare, vetëm 4 ditë pasi ai ishte kthyer nga emigrimi në Greqi.
I pandehuri ka pretenduar gjatë gjykimit se ka qenë për disa kohë emigrant, nga ku nuk ka pasur mundësi të krijojë të ardhura dhe, sipas tij, mungesa e burimeve financiare ka qenë shkak i acarimit të situatës me bashkëshorten e tij, debat i cili ka sjellë si pasojë vdekjen e shtetases Alketa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY