Durrës, prostitutat, tranvestitët dhe gay-t “pushtojnë” stacionin e trenit

Durrës, prostitutat, tranvestitët dhe gay-t “pushtojnë” stacionin e trenit

757
0
Shares

Prostitutat, tranvestitët dhe gay-t, së bashku me qoftexhinjtë, po konkurrojnë autoritetet para stacionit të trenit në Durrës.
Jo vetëm që u investuan së paku 2 milionë euro nga taksat e qytetarëve durrsakë, por më pas sheshi para stacionit të trenit u dha me koncesion në fillim të këtij viti nga bashkia. Nga gjithë këto ndryshime, qytetarët e Durrësit prisnin së paku disiplinimin e rregullimin në sheshin përpara stacionit të trenit, që është imazhi i parë i përballjes me qytetin tonë kur hyn nga porti i Durrësit, dhe imazhi i fundit kur largohesh nga qyteti bregdetar.
Por çfarë ndodh aktualisht, e pse të gjitha strukturat vendore kanë dështuar në rolin e tyre në këtë shesh?
Privati ka ngritur traun, e për çdo gomë makine që shkel brenda këtij sheshi, shoferi është i detyruar të paguajë biletën e parkimit. Brenda sheshit para stacionit të trenit, parkojnë autobusë, miniautobusë e furgonë të linjave brenda rrethit e ndërqytetëse të licencuar nga autoritetet vendore në Durrës. Shumë afër me njëri-tjetrin, të gjithë mjetet në garë kush e kush të marrë pasagjerin që ikën e vjen. Qoftë ky pasagjer i nisur për të udhëtuar me tren. Një rrëmujë e kaos nga shoferët, faturinot, ndihmësit e tyre që zënë çdo pjesë rruge. Janë aty, dhe nuk lënë pa “ngacmuar” çdo njeri që zbret në këtë stacion apo do të niset prej tij. Në çdo cep kanë lulëzuar kioskat që tregtojnë qofte. Lulëzojnë edhe kafenetë, jashtë e brenda stacionit të trenit. Konkurrojnë me kioskat e qoftexhinjve.
E në këtë situatë vendin jo pak e shfrytëzojnë edhe ata që duan të bëjnë para në mënyrë të paligjshme. Prostitutat, tranvestitët, gay-t etj, jo vetëm cepat e errët të këtij stacioni i shfrytëzojnë për të bërë para, por edhe rrugën kryesore ku dalin çdo mbrëmje.
Kanë humbur funksionin e tyre primar për të cilin janë ndërtuar, stacioni i trenit, sheshi para tij, dhe investimet e kryera me taksa të mbledhura nga qytetarët. Në misionin e tyre rregullues e disiplinues, kanë dështuar të gjitha strukturat vendore e jo vetëm. Policia bashkiake, policia e rendit, hekurudha,  përballë konkurrencës që i bëjnë mjetet e transportit rrugor, dhe bashkia përballë kërshillikut të kioskave informale të qoftexhinjve etj. Prostitutat, gay-t e tranvestitët, konkurrencën e kanë mes vetit të tyre.

(“Durrës Lajm”)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY