Dëshmia e Zaganit se shteti në duart e mafies, Rama krenohet ende...

Dëshmia e Zaganit se shteti në duart e mafies, Rama krenohet ende me Tahirin

72
0
Shares

PD ka denoncuar sot rënien e shtetit dhe vendosjen e tij në duart dhe në funksion të mafies.
Denoncimin e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i Arben Ristani, i cili duke ju referuar intervistës së oficerit të Policisë Dritan Zagani, ka akuzuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, si kryesuesi i kësaj skeme mafioze, ndërsa ka denoncuar edhe kryeministrin Edi Rama, që ende vazhdon të krenohet me ministrin e Brendshëm.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani


arben ristani 6 nentorIndinjatë dhe revoltë ka shpërthyer mbrëmë në publik pas dëshmive të reja tronditëse të oficerit të lartë të anti-drogës, Dritan Zagani, transmetuar në emisionin Opinion.
Në të njëjtën kohë, kur në një studio tjetër televizive, Edi Rama po fliste për suksese në luftën ndaj krimit, shqiptarët mësuan se si një nga bandat më të rrezikshme të drogës në Shqipëri, ka imunitet dhe bashkëpunim me struktura të policisë së shtetit.
Shqiptarët mësuan se lidhjet e forta politike të këtij grupimi kriminal bëjnë që të zhduket çdo informacion për ta dhe të mbyllet çdo hetim për ta.
E gjithë puna e oficerit te anti-drogës jo vetëm është sabotuar, por kërkimet dhe të dhënat e mbledhura prej tij i janë dorëzuar vetë bandës, e cila më pas ka kërcënuar me jetë Zaganin.
Po nga vjen ky pushtet i trafikantëve, ky pushtet i krimit, që arrin të marrë vesh e të zotërojë gjithë punën e dokumentuar të oficerit?
Kjo skemë mafioze, ky sundim i mafias, ka një emër. Saimir Tahiri.
Dëshmia e oficerit është me fakte konkrete, me emra, me data. Informacioni që ka nisur oficeri tek eprorët e tij flet për ngarkesa masive droge, për hashash, kokainë, për miliona euro.
Por asnjëherë nuk nisi një hetim zyrtar për Habilajt apo Arben Dalipin, të gjurmuar, një punë e materializuar nga oficeri Zagani me prova konkrete.
Nuk kish si të niste një hetim, sepse Habilajt kanë kapur policinë, Habilajt kanë ministrin e Brendshëm.
Si mund të hetojnë oficerët e policisë lidhjet kriminale të ministrit të tyre.
Kur të gjitha këto fakte u bënë publike mbrëmë, qytetarët dhe mbarë opinioni publik, të tronditur, u shprehën se shteti ka rënë, jemi në duart e mafias dhe se ky është fundi.
Po në të njëjtën kohë, Edi Rama në një studio tjetër televizive po tregonte se sa krenar dhe i lumtur është ai me Saimir Tahirin.
Kjo përfshirje kriminale e ministrit të Brendshëm në trafiqe, dhe kjo krenari kriminale e Edi Ramës për të, është një thirrje për qytetarët për ti dhënë fund pushtetit të Mafias.
Mafia bllokon hetimin, mafia kërcënon me jetë oficerin, mafia shantazhon median.
Ky është shteti i Edi Ramës. Një regjim kriminal që u merr shpirtin të pamundurve nga njëra anë, e që ndan influencat me bandat nga ana tjetër.
Një regjim kriminal që duhet shembur, një orë e më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY