Tiranë, “Premtimi i fundit” prangos kryeinspektorin e Auditit të bashkisë

Tiranë, “Premtimi i fundit” prangos kryeinspektorin e Auditit të bashkisë

90
0
Shares

Seksioni për Korrupsionin në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, finalizoi  operacionin “premtimi i fundit, i cili arrestoi  38-vjeçarin Gjelosh Progni, Drejtorin e Auditit (kryeinspektor), pranë bashkisë Tiranë për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Burimet e policisë lokale, saktësojnë se pas një pune 4 mujore, seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Task Forcën dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, sot bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurimit personal “arrest në burg” të Gjelosh Progni, 38 vjeç, banues Tiranë.
Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se ky shtetas me detyrë Drejtor i Auditit (kryeinspektor), pranë bashkisë Tiranë ka marrë (përfituar) 5 milion lekë (të vjetra), shtetases V. B., duke i premtuar punësimin e saj në bashkinë e Tiranës në muajin janar të vitit 2013, pa dhënë specifika për pozicionin e punësimit.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY