Skandali i radhës te Kodheli, firma e pastrimit do rikonstruktojë godinën e...

Skandali i radhës te Kodheli, firma e pastrimit do rikonstruktojë godinën e Ministrisë

72
0
Shares

Edhe Ministria e Mbrojtjes është duke organizuar një tender për rikonstruksioni e godinës së saj.

Një rikonstruksion i cili është i pjesshëm dhe nga drejtuesit e ministrisë është parashikuar që fondi prej 50 milion lekë (afërsisht 500 mijë USD) do të ishte i mjaftueshëm. Deri këtu çdo gjë është në rregull. Ajo që nuk është normale qëndron tek fituesi i shpallur. Nuk do të jetë një kompani që është e specializuar në fushën e ndërtimit, por në fushën e pastrimit.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, Ministria e Mbrojtjes ka gabuar që në përzgjedhjen e kompanive pjesëmarrëse në tender, pasi asnjëra prej tyre nuk plotësonte kriteret. Më pas ka rezultuar se edhe kompania që u shpall fituese nuk përmbushte kriteret, madje shkonte përtej çdo kufiri të shkeljes së kritereve, ishte kompani që merrej me pastrim dhe të gjithë punonjësit e saj i kishte fshesarë. Ajo që nuk është normale qëndron tek fituesi i shpallur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY