Zjarri te Laboratori Shkencor, digjen provat – 11 kriminelë rrezikojnë të lirohen

Zjarri te Laboratori Shkencor, digjen provat – 11 kriminelë rrezikojnë të lirohen

64
0
Shares

Pas djegies së një sasie të konsiderueshme kanabis sativa në laboratorin e policisë shkencore prokuroria thotë se janë zhdukur provat e një sërë aksionesh. Dyshohet se provat e zhdukura i përkisnin dosjeve të 11 të arrestuarve, hetimi dhe gjykimi i të cilëve vihet në dyshim.
Grupi hetimor i ngritur për këtë çështje, mes tyre prokurorë, efektiv të policisë dhe specialistë të OSHEE-së pritet të përcaktojë shkakun e zjarrin i cili dogji një sërë provash dhe dokumentesh.
Laboratori shkencor i kriminalistikës së policisë ndodhet në katin e dytë në brendësi të Gardës së Republikës. Këto prova mbaheshin në korridor për shkak të mungesë së ambienteve, pasi godina po rikonstruktohet. Hetimi pritet të përcaktojë nëse zjarri i rënë ka qenë nga një shkëndijë elektrike apo ka qenë një gabim njerëzor nga ana e efektivëve. Një pistë tjetër e ngritur nga prokuroria është dhe ajo e një zjarri të qëllimshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY