Pas daljes së shifrave të azilantëve shqiptarë ku zënë sërish vendin e dytë pas sirianëve, ka reaguar Luzim Basha. “Dy shtete po i detyrojnë qytetarët të lënë masivisht vendet e tyre. Shteti genocidal i Asadit, bën që sirianët të ikin. Dhe shteti i krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës bën që fill pas sirianëve, shqiptarët të jenë të dytët që braktisin vendin. Kjo është protestë ndaj këtij shteti kriminal dhe të korruptuar që ka sjellë mjerim, padrejtësi dhe depresion.
Por unë ju bëj thirrje ta marrim vetë në dorën fatin e vendit. Mund ta ndërtojmë jetën e të ardhmen në Shqipëri, por duhet të bashkohemi për të larguar regjimin më të korruptuar në Ballkan. Të bashkohemi për ti dhënë Shqipërisë një ekonomi të fortë dhe një të ardhme të sigurtë, me drejtësi dhe mundësi për të gjithë”, ka deklaruar kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/