KONTRABANDA/Qeveria, sqarim për Kakavijën por jo për Kapshticën

KONTRABANDA/Qeveria, sqarim për Kakavijën por jo për Kapshticën

67
0
Shares

Portali i qeverisë ka pranuar sot se ka pasur një rast kontrabande cigaresh në Kakavijë në 2014 dhe se ky rast është hetuar nga strukturat e hetimit të këtij Departamenti. Çështja është referuar në Prokurori në datë 16.03.2015 për hetime të mëtejshme, por Prokuroria e mbylli çështjen. Ka qenë institucioni i Doganës e cila e ankimoi sërish çështjen në Gjykatë, për të mos e kaluar këtë rast në heshtje. Pas ankimimit të Doganës, Gjykata prishi vendimin e pushimit të çështjes dhe rasti vijon të jetë në hetim.

Në vijim, sa i përket pretendimeve në drejtim të Drejtorit të Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë akuzë nga organet e drejtësisë për kontrabandë.

Portali i qeverisë sqaron se ish-doganieri që ka dhënë intervistën Ilir Çela, ka qenë punonjës i Administratës Doganore për periudhën 1994-1999, gjatë së cilës i janë dhënë dy masa disiplinore dhe më pas është larguar nga detyra për favorizim të kontrabandës. Pas 15 vjetësh, shtetasit Ilir Çela të rimarrë në punë në një periudhë prove, nuk i është konfirmuar statusi i nëpunësit civil dhe është larguar nga puna për mungesë integriteti dhe performancë të ulët në kryerjen e detyrës.

Dy ditë më parë gazetari i Basir Collaku publikoi në portalin Opinion.al një intervistë me Ilir Cekën përmes së cilës u publikuan skandale në doganat e Kakavijës dhe Kapshticës me kontrabandën e cigareve dhe pijeve alkoolike.

Sipas qeverisë vetëm për një rast ka nisur hetimi i cili është mbyllur nga prokuroria dhe është rihapur me vendim gjykate. Trajtimi i tij vazhdon që prej një viti deri sa të harrohet. Vetëm për tetë muajt e parë të vitit 2015, humbjet në të ardhura nga tatimet dhe doganat kapërcejnë 150 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY