Horoskopi, 7 Nëntor 2015/ Yjet thonë për JU

Horoskopi, 7 Nëntor 2015/ Yjet thonë për JU

58
0
Shares

Dashi
Dita e shtunë parashikohet që të jetë një ditë e mbushur me surpriza. Do të argëtoheni tej mase gjatë kësaj dite dhe në të njëjtën kohë do të përcaktoni objektivat tuaja për të ardhmen. Socializohuni gjatë kësaj dite. Krijoni miq dhe merrni këshilla prej tyre sepse asnjëherë nuk është e tepërt një këshillë nga një mik.

Demi
Potenciali juaj gjatë kësaj dite do të jetë i lartë, çka do të bëjë që ju të keni energji të shumta dhe ti besoni intuitës. Është një ditë shumë e mirë për të udhëtuar, për të bërë disa shpenzime të vogla dhe për të dhe të vini në zbatim një plan që e mendoni prej disa kohësh. Në këtë të shtunë një pjesë të mirë të kohës tuaj do ta zënë personat tuaj të dashur në veçanti partneri juaj me të cilin do të kaloni momente të bukura.

Binjakët
Yjet parashikojnë që këtë ditë të mblidhni energjitë, pasi çdo marrëveshje që do të kryeni do të kërkojë më shumë impenjim se më parë për tu finalizuar. Vështirësitë që do t’ju krijohen dhe situatat stresante nuk do të bëjnë tjetër veç se të forcojnë pozicionin tuaj. Për beqarët parashikohen njohje të reja dhe tepër argëtim.

Gaforrja
Planetët në kundërshtim me shenjën tuaj do të bëjnë që gjatë kësaj dite t’ju shkaktohet impakt negativ në karrierën tuaj apo mund të ketë anë të errëta në aspektin personal. Me shumë mundësi do tu lini të tjerëve mjaft hapësira që të debatojnë me ju. Ruani seriozitetin dhe mos u tregoni të dobët për të shmangur çdo keqkuptim.

Luani
Yjet me ju do të tregohen mjaft zemërgjerë gjatë kësaj të shtune, saqë do ju vinë në ndihmë dhe do ju japin akses pothuajse në çdo fushë. Kjo do ju lehtësojë që të arrini me sukses objektivat tuaja. Në përgjithësi do të jetë një ditë e mbushur me aktivitete që do të përfundojë me një mbrëmje qetësuese.

Virgjëresha
Do të jeni tepër të gatshëm për të punuar dhe kjo do të krijojë pasoja pozitive në jetën tuaj personale dhe profesionale. Do të jeni shumë të përqendruar tek familja. Në të njëjtën kohë do të tregoheni të përgjegjshëm dhe kjo do bëjë që me partnerin të kaloni momente relaksi duke zhdukur çdo keqkuptim.

Peshorja
Do të haseni me probleme të shumta dhe vështirësi gjatë kësaj të shtune, por ato nuk do t’ju pengojnë të realizoni planet tuaja. Përsëri do të keni sukses dhe do të kapërceni çdo vështirësi. Bëni mirë të mos përziheni në probleme që mund të prishin ditën tuaj. Shmangni konfliktet dhe situatat e sikletshme në mënyrë që dita juaj të mbyllet e qetë dhe pa stres.

Akrepi
Do të jetë një ditë e vështirë gjatë së cilës do të duhet të vërtetoni lidhjet tuaja shoqërore. Tregoni kujdes nëse do t’ju duhet të lidhni një kontratë apo të punoni në një çështje të rëndësishme biznesi. Mos u përfshini shumë emocionalisht pasi kjo anë nuk do t’ju lërë të mendoni me mendje të kthjellët. Mundohuni të ktheni çdo situatë në favorin tuaj duke ruajtur qetësinë dhe argumentuar gjithçka.

Shigjetari
Aftësia juaj për të racionalizuar çdo gjë dhe për të bërë plane në mënyrë të kujdesshme do t’ju mbajë larg problemeve dhe konflikteve gjatë kësaj dite. Mendjemprehtësia dhe mënyra se si do të silleni ndaj një problemi do t’ju bëjë të fitoni shumë terren në ambientin që ju rrethon dhe njëkohësisht do të mund të realizoni planet tuaja.

Bricjapi
Yjet parashikojnë një ditë me stres për ju sot. Nuk do të ndiheni mirë dhe dëshira juaj do të ulet në mënyrë të dukshme. Edhe pse sot duhet të jeni tepër vigjilentë, do të neglizhoni shumë punë që duhet të realizoni. Mos u tregoni indiferentë dhe të limituar në komunikim, por jepni maksimumin tuaj që gjërat të ecin si duhet.

Ujori
Do t’u jepni disa mesazhe të tjerëve, që do t’i lini me gojën hapur. Edhe nëse nuk e keni menduar asnjëherë, do të jeni ju ata që do të vendosni pikat mbi ‘i’ në lidhje me një çështje të caktuar. Do të mund të fitoni para që ju takojnë prej kohësh. Mos u tregoni shumë të vrazhdë me një person, por më parë dëgjoni edhe mendimet e tij.

Peshqit
Do të jetë një ditë shumë e mirë për të bërë biznes dhe për të fituar para. Bëni kujdes sepse do të jeni të detyruar të zgjidhni mes punës suaj dhe dëshirave për tu argëtuar. Mendojini gjërat me mendje të kthjellët. Tregohuni të rezervuar dhe mos nxirrni sekretet që të tjerët ju kanë besuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY