Kreu i PD-së në Pogradec: Jam fitues, nuk kanë pse më largojnë

Kreu i PD-së në Pogradec: Jam fitues, nuk kanë pse më largojnë

93
0
Shares

Analiza për zgjedhjet lokale në PD vijoi në qytetin e Pogradecit ku burime nga mbledhja bënë të ditur se ka pasur debate mes disa të deleguarve nga Tirana dhe kryetarit lokal.

Në këtë analizë merrnin pjesë edhe Sekretari i PD-së Arben Ristani, deputeti Gjergji Papa, por edhe botuesi i gazetës “55”, Fahri Balliu.

Renato Preza, kryetari i PD-së ka deklaruar për reporterët lokale se është i cuditur për debat edhe në Pogradec ku PD ka fituar bashkinë pas shumë viteve.

“Kam dëgjuar që dëshirojnë dorëheqjen time, por nuk janë ata të PD-së në Pogradec. Unë jam zgjedhur me votat e demokratëve dhe do të përmbush zotimet që kam marrë”, u shpreh Preza . Sipas kreut të PD-së, në qytetin e Pogradecit, kjo degë në zgjedhjet e 21 qershorit ka dalë më mirë se zgjedhjet vendore të vitit 2011, por ambiciet e disa personave që kërkojnë të marrin meritat pa të drejtë kanë krijuar një turbullirë.

“Është absurde, pasi tashmë bashkinë e Pogradecit e drejton e djathta, por janë krijuar klane të ndryshme që sollën edhe debatin gjatë analizës së zgjedhjeve. Ne shqiptarët jemi të çuditshëm, i japim vlerat njerëzve vetëm mbas vdekjes”, thotë Preza.

Kreu i PD-së në Pogradec, gjatë analizës, u akuzua edhe për listat e këshilltarëve të bashkiakë, pasi, sipas anëtarëve të kryesisë, nuk është bërë një diskutim paraprak mbi emrat, por janë vendosur të gjithë nga kryetari i degës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY