VENDIMI/ Tarifat e parkimit për 71 rrugët në Tiranë

VENDIMI/ Tarifat e parkimit për 71 rrugët në Tiranë

49
0
Shares

Qytetarët e Tiranës duhet të ndajnë në shpenzimet e tyre edhe ato për parkimin e makinës në rrugë. Bëhet fjalë për një projektvendim të bashkisë në të cilin fiksohen rrugët ku do të paguhet vendqëndrimi por edhe tarifa që do jepet e ndarë në një orë apo ëm shumë.

Tarifat variojnë nga 20 lekë deri në 100 lekë ora. Në rrugët kryesore për të parkuar makinën duhet të paguani 100 lekë ora. Parkimi me pagesë do të jetë nga ora 7:30 deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Sipas vendimit të publikuar nga “shqiptarja.com”, Bashkia e Tiranës ka parashikuar që rreth 60% e parkimit të jetë me pagesë ndërsa 40% do të jetë pa lekë, ku do të shfrytëzohet nga banorët autoktonë, invalidët dhe pjesa tjetër e qytetarëve.

Në projektvendim thuhet se parkimi të jetë me pagesë si në rrugë por dhe në sheshe që do krijohen nga bashkia, si rasti i Sheshit “Italia”. Parkimi me pagesë do të jetë duke filluar nga dita e hënë në të premten, ndërsa në rastet kur do të ketë aktivitete sociale apo ekonomike, me pagesë do të jetë edhe fundjava. Bashkia do të kufizojë edhe qëndrimin në disa rrugë, ku nuk do të lejohet qëndrimi më shumë se dy ore ose më shumë se 4 orë.

Bashkia pretendon që nëpërmjet këtyre tarifave të grumbullojë rreth 100 milionë euro në vit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY