PD për transmetimin direkt të Ramës nga Korca: U shpenzuan mijëra euro

PD për transmetimin direkt të Ramës nga Korca: U shpenzuan mijëra euro

96
0
Shares

“Mijëra euro u shpërdoruan edhe sot nga taksat e shqiptarëve për të blerë frekuencat satelitore që të dilte live diarreja verbale e Edi Ramës, kryeministrit më të korruptuar në Ballkan”, thuhet në një deklaratë të PD pak pas transmetimit direkt nga televizionet e Tiranës të takimit të Edi Ramës me struktura socialiste në Korcë.

Sipas nënkryetarit të PD-së, Edi paloka janë “mijëra euro të shpërdoruara nga taksat e shqiptarëve për këtë paradë të arritjeve të mëdha të Mimi hajdutes me çizme mavi, të Beqo kleptokratit, të narko-ministrit Tahir, të Ahmetaj-landfillidit me 300 mijë euro në muaj, e ku në krye qendron Ali Baba i 200 milionë eurove pasuri, sipas dokumentit të punës së OSBE”.

Paloka tha se u shpenzuan mijëra euro nga fondi i qeverisë për të vendosur buzëkuq mbi një shtet hajdut e primina të konfirmuar, të njohur, që e prekin shqiptarët çdo ditë.

“Me regji qendrore e frekuenca të blera me mijëra euro, ndërkohë që qytetarët pyesin ku janë 300 mijë vende pune, ku është shendetësia falas, ku janë 4 herë më shumë fondet për bujqësinë?

Ndërkohë, mollët po kalben në Korcë, sepse qeveria më e korruptuar në ballkan jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por po vjedh çdo ditë 1 milionë dollarë në dogana e tatime.

Se kjo nuk është qeveria e shqiptarëve, por e habilajve, shullazëve, papulëve e carapulëve”, tha ai duke bërë thirrje ndërkohë që të bashkohen të gjithë për pastruar Shqipërinë nga mjerimi, krimi dhe korrupsioni që ka shkaktuar Edi Rama me 40 hajdutët e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY