Bashkia e Tiranës rrit pagat, Erion Veliaj tetëfishin e pagës më të...

Bashkia e Tiranës rrit pagat, Erion Veliaj tetëfishin e pagës më të ulët

281
0
Shares

Të gjithë punonjësit e Bashkisë, që nga muaji i kaluar do të paguhen më tepër. Por ajo që vihet re është se paga e kryetarit të bashkisë është rreth tetëfish më e lartë se paga me e ulët në këtë bashki që e kanë punonjësit e pastrimit dhe që do të marrin vetëm 22 000 leke. Kështu, kryetari Erion Veliaj do të marrë një shumë prej 174 760 lekë, ndërsa më pak do të paguhen sekretarët apo specialistët me arsim të mesëm, nëse ka të tillë në Bashki. Paga minimale e punonjësve në Ndërmarrjet nr.1, nr.2 dhe nr.3 parashikohet të pësojë rritje me 1 mijë lekë.

Këtë parashikon një nga projektvendimet që pritet të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të mërkurën e javës që vjen, më 11 tetor. Kjo bazohet në vendimin nr.586, datë 17.03.2013, të Këshillit të Ministrave, i cili caktoi së fundmi kufijtë e pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore.

tabela-logo-pagat

Në fund të tabelës janë pagat për punonjësit e Policisë Bashkiake, që variojnë nga 34 800, që merr në punonjës policie në një zonë të vogël administrative, deri në 86 850 që është paga më e lartë, e cila i takon kryeinspektorit të Policisë Bashkiake. Theksojmë se të gjitha efektet financiare do të përballohen me buxhetin aktual të Bashkisë, atë për 2015-n, shkruan ‘Panorama’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY