Durrës, sulmoi me armë lokalin “Majestik” te Shkëmbi Kavajës, arrestohet 21-vjeçari

Durrës, sulmoi me armë lokalin “Majestik” te Shkëmbi Kavajës, arrestohet 21-vjeçari

82
0
Shares

Një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe shitje të armëve dhe municioneve luftarake”, është ndaluar nga polica e Durrësit.
Burime zyrtare të kësaj policie, bëjnë të ditur se, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur ndalimin e  shtetasit në kërkim, Arbër Buçeza, 21 vjeç, banues në Shëna Vlash Durrës.
Ndalimi i tij u bë, sepse në datë 07. 07. 2015, ka qëlluar me armë në drejtim të lokalit “Majestik”, te Shkëmbi i Kavajës.
Për pasojë,nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 451 datë 26. 07. 2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest  me burg” për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe“Prodhim e shitje e armëve e municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet  76 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Ky person ishte shpallur në kërkim me Shkresën Nr. 5814/1 datë 07. 08. 2015.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Për më shumë mund të lexoni edhe…

Durrës, konflikt me armë te “Shkëmbi i Kavajës”, arrestohet autori
/web/Durres_konflikt_me_arme_te_Shkembi_i_Kavajes_arrestohet_autori_4480_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY