Shkodër, rrëfehet i moshuari viktimë e maskave: Gruas i bllokuan gojën me...

Shkodër, rrëfehet i moshuari viktimë e maskave: Gruas i bllokuan gojën me shami, mua më goditën me qytë

90
0
Shares

“Dy djem të rinj, të maskuar dhe armatosur hynë në shtëpinë tonë, dhe pasi na dhunuan barbarisht, na kërkuan para. Gruas time i bllokuan gojën me shami, ndërsa mua më godisnin me qytën e pistoletës”.
Kështu deklaroi Maliq Tahiri, pronari i banesës ku mbrëmjen e djeshme u tentua të grabitjet. I traumatizuar, 76-vjeçari nga fshati Shtoj i Ri i Shkodrës, pohoi se autorët hynë në banesën e tij, ku ai jetonte së bashku me bashkëshorten, 75-vjeçaren Life Tahiri.
“Ishin trupmëdhenj, dhe flisnin si në anën tonë. Më kërcënuan vazhdimisht që ti tregoja se ku i kisha fshehur lekët, por u thash se nuk kisha”, tregoi më tej i moshuari.
Sakaq, ai shtoi se gruaja e tij, në përpjeke për të shpëtuar ka dalë jashtë te dera dhe ka ulëritur për të kërkuar ndihmë. Sipas Maliq Tahirit, autorët të gjendur përballë kësaj situate, janë larguar pa kontrolluar banesën dhe pa vjedhur asgjë.

grabitje

Shtepia ku nodhi grabitja

Ndërsa Faik Zeneli, i afërm i familjes Tahiri ka rrëfyer të gjithë rrjedhën e ngjarjes.
“Unë jam burri i motrës së Maliqit dhe jam banor i fshatit Shtoj. Kur mora vesh se çfarë kishte ndodhur, dola së bashku me dy djemtë për të shkuar në vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Kur mbërritëm aty, kemi parë vetëm disa policë që kishin hyrë për të kryer veprimet në banesë. Ata na thanë së Maliqi dhe Lifja ishin transportuar në spital. Unë dyshoj që grabitësit janë banorë të kësaj zone. Ata kanë shfrytëzuar errësirën dhe moshën e thyer të tyre dhe kanë hyrë për t’i grabitur”, ka thënë Zeneli.
I afërmi i dy të moshuarve ka pohuar se “grabitësit kanë qenë të maskuar me kapuçë të zinj në kokë, me doreza të zeza dhe me nga një armë pistoletë secili. E ripërsëris se autorët e njohin mirë këtë zonë, ku prej disa kohësh po kryhen vjedhje dhe askush nuk është arrestuar. Kërkoj nga policia që të identifikojë autorët, sepse rastet e grabitjes në këtë zonë janë të vazhdueshme, ndërsa ne çdo natë jetojmë me frikë”.
Bashkëshortët e plagosur (jetonin vetëm në banesë) janë dërguar urgjentisht në spitalin rajonal të Shkodrës. Mjekët e këtij spitali pohuan se 76-vjeçari ka mbërritur në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë plagë serioze në kokë. Por, pas marrjes së ndihmës mjekësore, çifti I të moshuarve ka lënë sot spitalin.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Shkodër, maskat bëjnë për në spital bashkëshortët e moshuar, dështon tentativa e grabitjes
/web/Shkoder_maskat_bejne_per_ne_spital_bashkeshortet_e_moshuar_deshton_tentativa_e_grabitjes_9510_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY