Gallatë në PS-në e Shkodrës, një SMS anonime mbledh urgjent Asamblenë natën

Gallatë në PS-në e Shkodrës, një SMS anonime mbledh urgjent Asamblenë natën

57
0
Shares

Një alarm i rremë ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste të Shkodrës në selinë e saj. Në orët e vona të së premtes, një mesazh i ardhur në celularët e socialistëve të Shkodrës, ka njoftuar se do të kishte një takim në seli.
E gjitha kjo ka rezultuar një farsë, dhe anëtarët, ashtu siç kanë hyrë edhe kanë dalë duke mos e zhvilluar mbledhjen. Personi që ka dërguar mesazhin në emër të asamblesë së PS-së Shkodër nuk është arritur që të identifikohet, ndërsa mbledhja e të gjithëve ka krijuar jo pak edhe të qeshura, raporton “Panorama”.
SMS-ja nga një numër – që tashmë nuk është më funksional – ka ardhur në emër të Asamblesë dhe jo të ndonjë individi të veçantë siç ka ndodhur herët e tjera kur janë zhvilluar mbledhje. Kjo lloj loje qesharake dhe kjo ngjarje e pazakontë ku e gjithë Asmableja e PS gënjehet me një SMS anonime, është një tregues i vazhdimësisë së problemeve që kanë socialistët në Shkodër në procesin e tyre të riorganizimit që do jetë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
Gjithsesi, deputeti Namik Kopliku për gazetarët duke i quajtur normale debatet brenda PS, nuk pranoi se këto debate çojnë në përçarje.
“Fakti që janë debate të natyrshme menaxhohen në mënyrë të natyrshme. PS gjithnjë ka pasur debat dhe njihet për këtë punë. Janë vetë socialistët e Shkodrës që po bëjnë riorganizimin. Fokusohemi vetëm te strukturat e partisë në një kohë që shumë e rëndësishme që përpara shkodranëve të sqarojmë reformat tona. Debate do kemi. Quhen mosmarrëveshje nganjëherë kur njerëzit e partisë ngrenë shqetësime por kjo s’do thotë se ka përçarje. Nuk ka ndonjë vendimmarrje që është pritur me pakënaqësi nga ana e strukturave. Nëse dikush mendon se ka veprime të padrejta mundet që ta thotë dhe ta argumentojë. Një strukturë serioze partiake ka vendime që merren dhe duhen respektuar nga e gjithë anëtarësia”, tha ai.
Mesazhi që njoftonte mbledhjen dhe që më pas rezultoi fals përveç orës dhe vendit përcaktonte se në mbledhje do të diskutohej çështja e shkrirjes së organizatave me fraksion të ndara vite më parë me një ligj të miratuar në Parlamentin e Shqipërisë. Shkrirja e disa organizatave që kanë edhe shumë vite duket se do të krijojë pakënaqësi te një numër i konsiderueshëm socialistësh në Shkodër, duke qenë se kjo gjë po ndodh vetëm me PS­në e qytetit dhe jo atë të rrethit apo qytetet e tjera të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY