Konfindustria kundër paketës fiskale të 2016: Qeveria të ulë taksat

Konfindustria kundër paketës fiskale të 2016: Qeveria të ulë taksat

52
0
Shares

Konfindustria kundërshton ndryshimet në taksa dhe tatime që qeveria parashikon të bëjë vitin e ardhshëm, sipas draftit paraprak të paketës fiskale.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, industrialistët bëjnë të ditur se do t’i kërkojnë zyrtarisht ekzekutivit dhe vendimarrjes politike në përgjithësi, që shtyllat kryesore të paketës fiskale 2016 të përbëhen nga ulja terësore e taksave dhe tatimeve, shmangien e shkaqeve të informalitetit dhe njëkohësisht marrjen parasysh të masave mbështetëse për prodhimin vendor.

Konfindustria vlerëson se rritja e parashikuar e akcizave dhe taksave për prodhimet vendore si birra, vera, pijet alkoolike dhe nga ana tjetër lehtësimi për prodhimet e importit do të jetë me pasoja të rënda të drejtpërdrejta deri në faliment për sektorët e industrisë shqiptare.

Ndërsa e konsideron të papranueshme vendosjen e taksave mbi truallin dhe rritjen e taksës për siguracionet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY