ARTAN FUGA/Gërdeci i Durrësit

ARTAN FUGA/Gërdeci i Durrësit

64
0
Shares

Katastrofa e ndotjes me naftë a zift në gjirin e plazhit te Durrësit është një tragjedi e rëndë kombëtare.

Kur platforma nafte kanë shkaktuar një ndotje të tillë në botë lajmi ka marre dhenë nga mediat planetare dhe cështja është ndërkombëtarizuar.

Duhet shpallur katastrofë mjedisore kombëtare.

Dëmi mund të matet e vlerësohet me miliona euro ose dollarë.

Eshtë një Gërdec bregdetar.

Duhet të ndërhyjë ushtria për pastrim si edhe të mobilizohen të gjitha forcat e vendit që kanë mjete pastrimi për ta ruajtur dhe shpëtuar bregdetin turistik më të dendur të kombit.

Nuk është çështja vetëm e pejsazhit. Janë mijra familje që marrin ajrin e ndotur. Janë mijra biznese që janë dëmtuar nga prishja e imazhit dhe e kushteve të jetës të turistëve. Janë kushedi sesa tonelata peshqish dhe vezësh organizmash ujore ose larvash të dëmtuara. Nafta kancerogjene ka goditur për një kohë të gjatë pasurinë biologjike nënujore. është demtuar peshkimi. Po ashtu ndotja prek gjithë zinxhirin biologjik dhe penetron shtresat e rërës duke shkaktuar pasoja afatgjata. Jo vetëm peshqit, guacka, molusqesh, etj., por edhe zogjtë e shpendët rrezikohen rëndë. Guackat gjithashtu. Janë prona jonë e përbashkët që dikush i papërgjegjshëm na i ka cënuar rëndë dhe ndofta duke përfituar nga rregjimi i lëshuar i respektimit te standardeve të sigurisë dhe të mbrojtjes të mjedisit.

I gjithi zinxhiri i restoranteve që gatuajnë peshk do të dali me buzë të kuqe. Hajde dalloje tani se po ha peshk apo një sasi nafte të ngrirë, apo se kemi ne mundësi ta dallojmë origjinën nga vjen peshku !!!

Për vite me radhë gjurmët e ndotjes do të transmetohen nga një gjeneracion te tjetri.

Mos e merrni lehtë, kur në gjirin e Meksikos plasi u bind dreqi…

Duhen mbledhur të gjitha OJQ e interesuara. Duhen kalkuluar të gjitha dëmet. Duhet thirrur ekspertiza ndërkombëtare.

Lëreni Komisionin e Venecias, shihni Gjyqin e Hagës!

Nëse nuk janë zbatuar kërkesat e standardeve të anijeve të ndryshme ose cisternave duhet që të nxirren përgjegjësitë.

Kërkohen dëmshpërblime të mëdha nga shkaktarët e tragjedisë.

Gjithë shteti, organet e e sigurisë, forcat e sigurisë kombëtare, operatorët që zotërojnë mjete duhet të ndërhyjnë.

Pasojat e katastrofës do të jenë disavjecare, qindra mijë vetë dhe mijra familje të prekura në zemër të jetës të tyre.

Na duhet një celulë krize, një celulë informimi, një alarm i tërë. Vëzhgimi i detit gjen gjurmën e rjedhjes të naftës, mund të ketë qenë aksident, por edhe i qëllimshëm.

*Titulli i autorit: Gërdurrës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY