FOTO/ Përkujtohen dhe nderohen ushtarakët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë...

FOTO/ Përkujtohen dhe nderohen ushtarakët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

59
0
Shares

Janë përkujtuar dhe nderuar sot ushtarakët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Në ceremoninë e Ditës së Kujtesës të zhvilluar para memorialit te kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë kushtuar 46 ushtarakëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
varrezat-britanike-2Në këtë ceremoni të përvitshme të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ishin të pranishëm edhe Ambasadori britanik Nicholas Cannon Obe, Zëvendëskryetari i Kuvendit Edmond Spaho, përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve të pavarura kushtetuese, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Jeronim Bazo, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, atashe ushtarakë dhe personalitete nga fusha të ndryshme si dhe shumë qytetarë.
varrezat-britanikePas shërbesës fetare e cila u përmbyll me fjalët: “Ata dhanë të sotmen e tyre për të nesërmen tuaj” Presidenti Nishani u përkul me respekt dhe mirënjohje para memorialit të të rënëve në Shqipëri gjatë periudhës mes viteve 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtarakëve britanikë duke vendosur një kurorë me lule dhe ku u mbajtën dy minuta heshtje nga të pranishmit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY