FOTO/ Ja kush është 15-vjeçarja që vdiq gjatë operacionit dhe ku e...

FOTO/ Ja kush është 15-vjeçarja që vdiq gjatë operacionit dhe ku e kemi dëgjuar të këndojë

110
0
Shares

Blerat Pepa, 15-vjeçarja e cila humbi jetën gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë, nuk është e panjohur. Shumë prej nesh e kemi ndjekur në netët e “Gjeniut të Vogël”, në vitin 2014.
Vetëm 12 vjeç në atë kohë, Blerta i dhuroi jo pak emocione publikut, me zërin e saj, që premtonte shumë.
Por ëndrrat e vajzës u shuan, për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale. Një incident në orën e fizkulturës, u bë shkak që gjimnazistja e “Çajupit” t’i drejtohej një spitali privat në Tiranë, por gjërat nuk shkuan siç duhen.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se të ketë qenë doza e anestezisë shkak për komplikacionet që pasuan operacionin.
Do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 15-vjeçares.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY