Dy të rinj u arrestuan nga policia e Komisariatit 5 në Tiranë pasi dyshohen se kanë kryer 134 vjedhje. Të dy në bashkëpunim me njeri tjetrin synonin vjedhjen e televizorëve plazma në banesa dhe dyqane.
Ata janë:
1- Marjo Bajrami, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje,
2-Kostandin Zaimaj, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje,
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i shtetasit R.Sh, 32 vjeç, banues në Tiranë, për vjedhje në bashkëpunim të banesës së shtetasit Skënder Çoku.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se hynin në banesa nga dritaret e hapura dhe vidhnin televizorët plazma e më pas largoheshin.
Nga puna e bërë rezultoi se këtë shtetas janë autorë të ddyshuar të disa vjedhjeve të tjera përgjatë vitit 2015.
Edhe policia e Korcës arrestoi pak ditë më parë një grup hajdutësh që vidhnin vetëm plazma. Duket se kjo vjedhje e vecantë mund të ketë lidhje me biznese të plazmave.





