Ka shpërthyer eksploziv në një lokal në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, në fshatin Arameras dhe mësohet se lokali ishte në pronësi të një 21-vjeçari.
Sipas Policisë së Durrësit lënda plasëse ka shpërthyer në murin e pasëm të lokalit, në pronësi të shtetasit A.Ç. 21 vjeç, banues në fshatin Arameras.
Nga hetimet e para rezulton se ka pasur vetëm dëme materiale, por ende nuk ka dyshime rreth autorësisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje earmëve luftarake dhe e municionit”.





