Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Disa automjete janë përfshirë në këtë aksident, si pasojë e të cilit 3 persona kanë mbetur të plagosur. Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër, ka shkaktuar edhe bllokim të qarkullimit për disa minuta. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa po punohet për të zbardhur ato.





