Sapo është zhvilluar një takim në kryesinë e Kuvendit mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta. Takimi zhvillohet vetëm dy ditë pas ndryshimit të parë të qeverisë ndërkohë që Kryetari i LSI, Ilir Meta ka lënë të kuptohet se do të ketë edhe ndryshime të tjera në qeveri. Një prej njerëzve të afërt të Metës i cili jep deklarata të testimit, Spartak Braho tha dje se priten ndryshimi edhe i 4 ministrave deri në dhjetor.
Largimi i ministrit të Drejtësisë, Nasip Naco ndodhi vetëm pak kohë nga deklarata më e fundit e kryeministrit Rama se nuk do të kishte asnjë ndryshim në qeveri.
Por ndryshimi i qeverisë vetëm pak nga kjo deklaratë ka vënë në dyshim kredibilitetin e Kryeministrit.
Pas takimit të dy drejtuesve të koalicionit nuk ka pasur ndonjë deklaratë.





