Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Studentët në marshimim para kryeministrisë, kundër rritjes së tarifave të studimit

11/11/2015
Studentët në marshimim para kryeministrisë, kundër rritjes së tarifave të studimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Studentët e Universitetit publik po zhvillojnë një protestë që nisi nga Korpusi Qendror (Universiteti Politeknik) drejt Kryeministrisë.
Studentët e kanë nisur paraditen e sotme marshimin kundër Ligjit për Arsimin e Lartë, kundër dhunës dhe kundër reformës së qeverisë. Marshimin e tyre studentet e kanë njoftuar edhe nëpërmjet një postimi në Facebook ku ata njoftojnë edhe detajet e saj. Portesta vjen pak ditë pas reagimit të dhunshëm ndaj kryeministrit Edi Rama kur i gjuajtën me vezë në Fakultetin e Shkencave Sociale, si kundërshtim për reformën në arsimin e lartë.
“Prej disa ditësh, studentët dhe shoqëria shqiptare kanë qenë dëshmitarë të një dhune të paprecedent kryeministrore ndaj studentëve protestues në mjediset shkollore.
Kjo dhunë, e shoqëruar me rrëmbim dhe terror psikologjik policor, vazhdon të zgjerohet përmes gënjeshtrave publike të kryeministrit dhe vendimeve dhunuese të tij për rritjen rrjepëse të tarifave. Ne jemi:
#Kundër dhunimit policor e kryeministror të studentëve në mjediset universitare.
#Kundër dhunimit dhe metodave shantazhuese ndaj studentëve në komisariate.
#Kundër dhunimit psikologjik, mohimit të së drejtës për mjek dhe avokat.
#Kundër rritjes dhunuese të tarifave për studentët në bachelor dhe master.
#Kundër reformës së dhunshme në arsim.
#Kundër reformave dhunuese qeveritare në shoqëri.
Ftojmë të gjithë studentët, pedagogët, familjarët, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të indinjuar prej veprimeve të pushtetit të bashkohen në marshimin tonë protestues, për të thënë se NE nuk kemi më frike dhe jemi të BASHKUAR rreth kauzes për Arsim Publik për të Gjithë”,-
thuhet në njoftimin e tyre për protestën e ditës së sotme.

Ndërkohë në një tjetër postim në rrjetin social FB, Lëvizja për Universitet bën thirrje që ti bashkohen të gjithë studentët kësaj proteste.

“Në orën 11, studentë e pedagogë, aktivistë e qytetarë, popull mbarë, do marshojmë kundër dhunës shumëpërmasore të një grushti oligarkësh me pushtet politik, privilegje ekonomike dhe hegjemoni ideologjike. Sa më të shumtë e të vendosur të bëhemi nesër, aq më e afërt është dita kur universiteti dhe shoqëria do të çlirohen nga kontrolli i pushtetarëve, zhvatja e të privilegjuarve dhe manipulimi i gjithanshëm. Nesër është e pamundur të jesh spektator. Shpërfillja ndihmon dhunuesit. Nëse nuk je dakord me qëndrimet e Lëvizjes Për Universitetin, por prapëseprapë je kundër dhunuesve të trefishtë, bashkoju protestës me pankartën tënde, thirr parullën tënde e folu publikisht të gjithëve sipas botëkuptimit tënd. Bulevardi dhe sheshi janë ende publike, u takojnë të gjithëve barazisht. Për universitetin, për shoqërinë”

Nderkaq dje faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u sulmua nga grupi i hakerave i njohur si RedAnonos_Al, ku bënin thirrje për protestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.