Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Studentët : Turp për kryeministrin Rama që tha janë ‘kakarisje’

11/11/2015
Studentët :  Turp për kryeministrin Rama që tha janë ‘kakarisje’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qindra studentë, të mbështetur edhe nga pedagogë të universiteteve të Tiranës, po protestojnë përpara kryeministrisë kundër ligjit për arsimin e lartë.

Protesta është organizuar nga studentët e lëvizjes ‘Për Universitetin’. Të rinjtë kanë marshuar nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë, ku janë ulur këmbëkryq në bulevard. Një numër i madh forcash policie janë vendosur si gardh pranë kryeministrisë. Protestuesit mbanin në duar pankarta kundër ligjit të arsimit të lartë, për të cilin deklarojnë se është klientelist dhe rrit ndjeshëm tarifën e shkollimit në arsimin e lartë.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe studentë nga vlora, Fieri, Durrësi etj. Një prej studentëve nga Vlora tha se protesta do të jetë paqësore dhe se do të vazhdojnë ta kundërshtojnë reformën në arsimin e lartë. Ai e ka cilësuar “turp” deklaratën e kryeministrit për protestën e studentëve, të cilën e quajti “kakarisje”.

“Kam ardhur që nga Vlora për këtë protestë. Sot kemi ardhur për të disatën herë për të kundërshtuar reformën në arsimin e lartë që po e shkatërron universitetin. Protesta jonë paqësore. Veza ishte një akt simbolik. Që ligji në arsimin e lartë do miratohej nuk kishte dyshim duke parë kush e banon parlamentin, ndërsa ne që e banojmë universitetin do e kundërshtojmë. Nuk kemi ardhur të flasim me Ramën, kemi ardhur të tregojmë kundërshtinë. Fakti që kryeministri e cilëson me terma të tillë si ‘Kakarisje’ protestën e studentëve, është turp ndër shumë turpe që ndodhin në vendin tonë. Nga akti i fundit kemi patur shumë mbështetje nga shoqëria civile por edhe nga qytetarë të tjerë. Kemi studentë edhe nga Kosova. Sa herë kemi protesta në lëmin e arsimit kemi mbështetje. Protesta jonë e pandikuar tërësisht nga ana partiake, por është politike. Ka studentë nga i gjithë vendi”, tha ai.

Në vargjet e tyre q
ë ata i përsëritën disa herë gjatë protestës, pushtetarët quhen arrogantë dhe injorantë


Ja disa prej vargjeve të tyre:

S’duam luks qeveritar,
për piktura, Jaguar,
por shkollim me dinjitet,
ku studenti ka te drejte. 

S’duam rrena, duam dije,
as reklama qeverie,
por reforma për konvikte,
përgjysmim te çdo tarife

10401505_919323274772324_7648904452695952042_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.