Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zyrtare: Shqipëria e para në Evropë për aplikimet e Lotarisë Amerikane

11/11/2015
Zyrtare: Shqipëria e para në Evropë për aplikimet e Lotarisë Amerikane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Departamenti Amerikan i Shtetit bën të ditur se nga viti 2012 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, ka ardhur duke u rritur. Sipas statistikave të Departamentit Amerikan të Shtetit, në vitin 2012 aplikuan për në SHBA 122 mijë e 567 shtetas nga Shqipëria, në vitin 2013 kjo shifër shkoi në 171 mijë e 362, ndërsa në vitin 2014 u regjistruan plot 198 mijë e 625 shqiptarë.

Për vitin 2015 ende nuk ka statistika zyrtare, pasi tetori i vitit 2015 kur edhe u kryen aplikimet për të jetuar në SHBA, do të pasqyrohet në statistikat e vitit fiskal 2016. Nga statistikat, duket se Shqipëria është lidere në mesin e vendeve fqinjë, për numrin e aplikantëve. Duke bërë një krahasim shohim se nga Maqedonia në vitin 2012 aplikuan 18 mijë e 669 persona, një vit më vonë 21 mijë e 565 persona dhe në vitin 2014 aplikuan 33 mijë e 730 vetë. Serbia ka një kulm në vitin 2013 me 33 mijë e 510 persona shifër që ra në vitin 2014, me 27 mijë e 385 aplikantë. Nga Rumania aplikuan 60 mijë vetë në vitin 2012, dhe 72 433 vetë në vitin 2014. Bullgarët që duan të largohen në SHBA ishin 91 mijë e 179 në vitin 2014. Interesante janë shifrat që vijnë nga Greqia, vend për të cilin kryeministri Rama thotë se është vendi i origjinës së shumicës së azilkërkuesve shqiptarë. Në vitin 2012 nga Greqia kanë aplikuar vetëm 8103 persona, një vit më vonë 11 mijë e 35 vetë, ndërsa në vitin 2014 aplikuan 10 mijë e 990 grekë.

Me shifrat e aplikuesve, Shqipëria është në të njëjtin nivel me Algjerinë, e cila gjithësesi vjet ka patur 300 000 aplikues më pak. Edhe vende të tilla si Siria e Afganistani kanë me pak se ¼ e numrit të aplikuesve të Shqipërisë, ndërsa na e kalon vetëm Gana, vend nga i cili vjet kanë aplikuar 1 milion e 729 mijë 979 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.