
Viktima Enton Nika dhe pamje nga vendi ku ndodhi vrasja
Një person ka mbetur i vrarë në vend dhe një tjetër është plagosur por në gjendje të rëndë në Linzë. Ngjarja ka ndodhur në një restorant në zonën e Dajtit ku ka pasur atentat ndaj dy personave.
Viktima quhet Enton Nika dhe është ekzekutuar rreth orës 14:00. Autori i vrasjes dyshohet se është një person i quajtur Elvis Martini. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se autori i vrasjes, Martini ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë. Sherri ka nisur fillimisht brenda në lokal ndërsa goditja me armë ka ndodhur në oborrin e lokalit.
Pas vrasjes autori është larguar me një Benz me targa të Kosovës.
Personi që u plagos quhet Ismet Gaxherri, bashkëpronar i lokalit.
Policia është në process hetimi por dëshmitë e para sqarojnë se sherri nisi për shkak të një borxhi, që kishte marrë Ismet Gaxherri.
Viktima Enton Nika ka qënë person me precedentë penalë i dyshuar dhë dënuar për krime të rënda.
Ai ishte i shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së kryer në vitin 2006 dhe për të cilën ka edhe një vendim të Gjykatës së Lartë që e shpall atë fajtor dhe e dënon me 14 vjet burg. Ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur më 25 shkurt të 2006 ku ka qëlluar për vdekje shokun e tij Erli Shepllo, trupin e të cilit e kanë hedhur anash rrugës në afërsi të varrezave të Shishtufinës.





