Vendimi për mandatin e Valentina Leskajt do të merret para nisjes se seances parlamentare kur këshilli për Mandatet do të shqyrtojë kërkesën e PD-së.
Sipas opozitës mandati i Leskajt ka mbaruar për shkak se ka njerëz të lidhur me të kanë përfituar fonde shtetërore. Djali i madh i deputetes, Arian Leskaj fitoi koncensionin e hekurudhes Ballsh-Fier-Vlore pak ditë më parë.
PD ka deklaruar se kjo është shkelje e Kushtetutes dhe deputetja eshte ne papajtueshmeri me detyren qe mban.
Pak vite më parë për të njëjtën arsye iu hoq mandati deputati Ilir Beqja. Ndërkohë një kërkesë e PD-së me të njëjtin motiv për deputati Koco Kokëdhima u rrëzua në Parlament. Cështja do të gjykohet nesër në Gjykatën Kushtetuese.





