Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe për “Përndjekje”.
Ndalohet shtetasi në kërkim Erion Sada,19 vjeç ,banues në Tepelenë.
Nga shërbimet e policisë së Komisariatit Tepelenë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi pasi shtetasia L.M, 24 vjeçe, ka bërë kallzim se është përndjekur prej 4 ditësh dhe në datë 06 nëntor ky shtetas ka hyrë dhe ka kryer marrëdheni seksuale me dhunë me shtetasen L.M në shtëpin e saj.
Kapja e shtetasit Erion Sada është bërë në fshatin Salari, Tepelenë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale të parashikuara nga nenet 102, 112 dhe 121 të Kodit Penal.





