Baba Taku leksion politik e paralajmërues për Ramën

Baba Taku leksion politik e paralajmërues për Ramën

57
0
Shares

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti i LSI-së Spartak Braho, këmbëngul në kërkesën për ndryshime në qeveri. Jo vetëm kaq, por ai zgjedh ti japë një leksion politik, edhe në formë paralajmëri Edi Ramës, ndërsa vlerëson kreun e LSI-së, Ilir Meta, si “shahist i mirë politik”.
Në një intervistë për “A1 Channel” në Shkodër, i pyetur për dorëheqjen e Nasip Naços, e cila nga shumë analistë është cilësuar si presion i kryetarit të LSI-së ndaj Kryeministrit Rama për ndryshime në kabinetin qeverisës, por që Kryeministri Rama i ka mohuar, Braho, shprehet se, “Ilir Meta është një shahist i mirë në politikë. Kur bën një lëvizje politike, parashikon edhe 40 të tjera më pas. Meta luan me të tëra figurat, edhe me ushtarët. E kam thënë dhe një ditë më parë se këto janë impulse jo vetëm për ato që ka thënë kryetari Meta, por edhe për ato që ka thënë edhe Kryeministri Rama. Burri luan, guri s’luan! Shpresojmë edhe për ndryshime të tjera. Gradualisht, brenda këtij viti, besoj se do të ketë edhe përmirësime të tjera”.
Në vijim të leksionit për Edi Ramën, Spartak Braho i kujton si kryetar i PS-së se nuk duhet të harrojë figurat që kanë kontribuar në këtë parti.
“Historia e PS-së kërkon më shumë respekt për ata breza që punuan në këto 25 vite. Në përvjetorin e qershorit, nuk pashë figurat historike. Historia nuk fillon kur vjen një apo një tjetër, këtij fakti duket se nuk i shpëtoi Edi Rama.
Braho ishte i qartë në mesazhet ndaj aleatëve të tij edhe për mundësinë e mos votimit të reformës në drejtësi, pa opozitën.
“Reforma në Drejtësi kërkon shumë energji, punë profesionale. Në shumë pika janë gjetur koncepte dhe qëndrime të përbashkëta me opozitën. Për shembull, ligji për dekriminalizimin pothuaj është dakordësuar plotësisht. Sa i takon reformës në Drejtësi, ne mbështesim idenë se ajo duhet të jetë konsensuale. Nuk mund të bëhet reforma në Drejtësi pa pjesëmarrjen e opozitës…”, paralajmëron Spartak Braho.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY