TABELAT/ Parkimi në rrugët e Tiranës, ja sa do të paguhet

TABELAT/ Parkimi në rrugët e Tiranës, ja sa do të paguhet

68
0
Shares

Këshilli Bashkiak i kryeqytetit miratoi dje vendimin për krijimin e agjencisë “Tirana Parking”, me 105 punëtorë, që do të administrojnë parkimet në kryeqytet nga ora 07:30 deri në 20:00 të mbrëmjes.
parkimi1Sipas këtij vendimi tarifimi i qytetarëve për vendparkime në zonat më të populluara është 1 mijë lekë/orë, në zona me më pak intensitet 40 lekë, ndërsa në ato shumë pak të populluara, ku edhe kërkesa është më e ulët, individët mund të parkojnë kundrejt vetëm 20 lekëve.
parkim22Tarifa më të larta që shkojnë deri në 800 lekë në ditë do të kenë ata që dëshirojnë të qëndrojnë më tepër apo të abonohen për një kohë të gjatë në të njëjtin vendparkim.
parkim3Sipas të njëjtit vendim, pritet që shumë shpejt të konkretizohet për banorët karta e rezidentit me elementet e sigurisë, ndërsa për parkimet me biletë do të ketë edhe gjoba për ata që nuk e ruajnë atë.
parkim4Për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimet e lira janë parashikuar në një masë jo më të vogël se 5%, ndërsa rezervimi i një numri të caktuar vendesh për rezidentët varion sipas rrugëve e kërkesë-ofertës për atë segment.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY